FIDANISHTJA

Këto produkte ushqimore nuk duhet ngrënë të gatuara

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjithçka me shëndetin e mirë lidhet edhe me mënyrën e të ushqyerit, sigurisht se edhe ju mundoheni që të usheqeheni në mënyrë të shëndetshme.Por duhet të mësoni që këto ushqime më poshtë kanë më shumë vlera nëse nuk gatuhen.

Brokoli:
Hajeni brokolin, pasi përmban vitaminë C, kalcium, kalium dhe proteina. Por është mirë ta hani të pagatuar: jo të zier, jo të pjekur e kështu me radhë. Studimet kanë treguar se të hani brokoli të papërpunuar bën që organet tona të absorbojnë më shpejt ushqyesit e tij më të mirë, si: sulforafani, një kompleks që ka treguar se ndihmon në luftën kundër kancerit dhe mund të ulë presionin e gjakut.

Qepët:
Qepët janë shumë të shëndetshme për shkak të një fitonutrienti të quajtur allicin, që mund të ndihmojë për të pakësuar urinë, në parandalimin e kancerit, për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe madje edhe për të ulur presionin e lartë të gjakut.Por, për të përthithur më mirë këtë fitonutrient është mirë që qepët t’i hani të gjalla.

UBT

Hudhra:
Është me shumë vlera ushqimore. Ajo përmban shumë allcin, mangan, vitaminë B6, vitaminë C, selen dhe fibra. Por duhet të dini se hudhra është edhe më e shëndetshme kur hahet e papërpunuar. Një studim i publikuar në National Post në SHBA tregon se nëse hani hudhër të papërpunuar dy ose tri herë në javë mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.

Specat e kuq:
Kur shumica e njerëzve përmendin një frutë apo perime që përmban shumë vitaminë C, zakonisht përmendin portokallin ose agrume të tjera. Rrallë mendojmë për specat, edhe pse hulumtimet kanë treguar se specat e kuq përmbajnë vitaminë C, mbase edhe më shumë se portokalli, limonët etj. Specat e kuq gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë B6, vitaminë E dhe magnez.Për fat të keq, nëse i gatuani specat e kuq për më shumë se vetëm disa minuta vetitë e vitaminës C që gjenden te speci do të shkatërrohen.

Panxharët:
Ka shumë arsye për të ngrënë panxhar, qoftë të gatuar ose të papërpunuar, pasi në të dy rastet ata përmbajnë shumë fibra, vitaminë C, kalium, mangan, vitaminë B etj.Të hani panxhar përmirëson sistemit imunitar, ndihmon që të keni qëndrueshmëri të lartë, ndihmon për të parandaluar inflamacionin dhe për të ulur presionin e gjakut.Por duhet të keni parasysh se kur e gatuani panxharin, humbisni rreth një të katërtën e folateve të tyre, të cilat mund të ndihmojnë për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe janë veçanërisht të dobishme në zhvillimin e fëmijëve të posa lindur. Kjo është arsyeja pse duhet të konsumoni panxhar të pagatuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.