FIDANISHTJA

Këto fruta jua garantojnë një stomak të rrafshët

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shumë njerëz të cilët duan që të bien në peshë, e kanë shumë të vështirë të eliminojnë pjesën e dhjamit sidomos në stomak, pasi aty është përqendrimi më i madh i yndyrës. Por një dietë e duhur, sidomos me fruta, do t’ju ndihmojë shumë që t’ia arrini qëllimit tuaj. Ne ju sjellim disa nga frutat të cilat do t’ju sigurojnë një stomak të rrafshët.

Shega

Pjesë e frutave që ndihmojnë për të rënë në peshë është edhe shega. Kjo frutë përmban polifenol që rrisin metabolizmin. Ai ndihmon gjithashtu për nxjerrjen nga trupi të toksinave.

Boronicat

Janë një nga frutat më të mirë për djegien e yndyrës. Ato përmbajnë sasi të lartë të antioksiduesve, që ndihmojnë për rënien në peshë. Këto fruta përmbajnë gjithashtu lëndë të ndryshme ushqyese që rrisin metabolizmin dhe djegin kaloritë.

Grejpfruti

UBT

Sasia e lartë e ujit te kjo frutë ndihmon për pastrimin e sistemit dhe ju mban të hidratuar. Grejpfruti përmban gjithashtu enzima që djegin yndyrën, prandaj cilësohet si super ushqimi për të rënë në peshë. Konsumojeni atë çdo ditë për t’u dobësuar.

Avokadot

Janë të pasura me acide yndyrore omega 9, që janë të shëndetshëm për trupin. Kjo frutë ndihmon trupin të konvertojë yndyrën në energji, duke rritur kështu metabolizmin. Ai kontrollon gjithashtu oreksin duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.

Mollët

Një mollë në ditë mban kilet e tepërta larg. Kjo frutë është e pasur me përbërës jo të tretshëm, si fibër dhe polifenolët, të cilët nxisin rritjen e baktereve të mira në trup, duke ndihmuar kështu në humbjen e peshës. Mollët janë gjithashtu të pasur me vitaminën C, antioksidues dhe minerale që ju japin energji dhe ndihmojnë për të humbur perimetrin e belit. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.