Eko Higjiena

Këtë vit nuk ndahet 20 përqindëshi i privatizimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, nuk ka saktësuar ndonjë datë të afërt të ndarjes së 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara.

Sipas Arifit, ky proces është ngadalësuar për shkaka të situatës politike në vend, dhe të mos plotësimit të bordit prej dy vendorëve dhe një ndërkombëtari, por që kërkon përgjegjësi nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme.

Më 19 dhjetor pritet të mblidhet Bordi i Agjencisë Kosovar të Privatizimit, në një intervistë dhënë për Radio Televizionin e Kosovës, Haxhi Arifi, ka thënë se do të kërkojë nga bordi për shpërndarjen edhe të 8 milion e 200 mijë eurove, të cilat ende kanë mbetur pa u shpërndarë.

Uji Dea

Deri më tani afër 400 ndërmarrje janë privatizuar, kurse kanë mbetur edhe rreth 200 të tjera. Vetëm për 75 për qind të punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara është shpërndarë 20 përqindëshi.

Arifi ka thënë se vazhdojnë të kenë presion prej punëtorëve të atyre ndërmarrjeve që nuk kanë marrë 20 përqindëshin, duke vlerësuar se shpërndarja e mund të reflektojë në ekonominë e Kosovës.