KKVITI

Këtë vit, në UEFA e në FIFA

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Besim Hasani është i bindur se Federata e Futbollit të Kosovës do të bëhet pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s këtë vit. Kreu i KOK-ut, ndër të tjera, i ka ftuar serbët të integrohen në sportin kosovar

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka thënë se pranimi i institucionit që ai e drejton në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka qenë një hap i madh për vendin dhe për punëtorët sportivë, duke insistuar se sporti duhet të jetë i ndarë nga politika.

Hasani, në një intervistë për të përditshmen serbe “Vesti”, përcjell Zëri, ka thënë se është e sigurt 99 për qind se Kosova deri në fund të këtij viti, do të bëhet pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s, përkundër pengesave juridike. Pas pranimit të KOK-ut në KON, Hasani insiston se nuk do të ndalen njohjet për sportin e Kosovës.

“Nuk do të ketë më asnjë pengesë për ta njohur Kosovën. Tashmë do të ndodhin gjithnjë e më shumë njohjet. Vetëm Federata e Futbollit do ta ketë të vështirë pranimin, pasi UEFA në statut e ka futur kushtin që ne duhet të jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Hasani. “Por, nuk ka logjikë që sporti i Kosovës të jetë i pranuar, ndërsa njëra nga degët e tij jo. Megjithatë, jam i sigurt 99 për qind se deri në fund të vitit 2015, FFK-ja do të jetë pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s”, vazhdoi kreu i KOK-ut, raporton Zëri.

Pranimi në KON ishte rrugëtim i vështirë

Fundamenti

Hasani më pas ka folur edhe për rrugëtimin e vështirë që e kishte ai me bashkëpunëtorë, deri tek pranimi në KON. “Komuniteti Ndërkombëtar e ka njohur dëshirën tonë të madhe që të jemi pjesë e KON-it. Në momentin e njohjes nuk ka qenë ndonjë pengesë, kështu që jemi pranuar në mënyrë unanime”, vijoi ai.

KON-i e pranoi KOK-un si pjesë të saj në dhjetor, duke ia mundësuar Kosovës që të marrë pjesë në të gjitha kompeticionet, me ekipet e saj. Hasani thotë se rrugëtimi për t’u pranuar me të drejta të plota në KON ishte i vështirë dhe me plot pengesa.

“Menjëherë pas deklaratës së Pavarësisë në vitin 2008, ishte një platformë që nuk e lejonte organizatën tonë, por mendoj se sporti duhet të jetë mbi politikën”, vazhdoi ai.

“Kishte luftë në të kaluarën, por në fund, kundërshtarët janë ulur së bashku dhe kanë biseduar. Përmes sportit mund ta bëjmë një hap të mirë, por situata duhet të qetësohet paksa, sepse gjithçka duket ende e freskët”, shtoi ai.

Hasani i ka ftuar të gjithë serbët të integrohen në sportin kosovar, duke premtuar se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi për ta. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.