RCCOLA

Këta diuretikë natyralë janë më të mirët për shëndetin tuaj

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Diuretikët natyralë mund të ofrojnë lehtësim nga mbajtja e ujit dhe fryrjet në stomak pa asnjë tabletë. Ja lista e diuretikëve më të mirë natyralë.

BORONICAT E KUQE

Edhe indianët në Amerikë kanë ditur për efektin diuretik të boronicave të kuqe, duke i përdorur për shërimin e shumë sëmundjeve. Ata kanë konstatuar se fryrjet në stomak ndodhin si pasojë e kripës së tepërt. Boronicat e kuqe janë të përdorshme për hedhjen e lëngjeve tepricë pa hedhur kaliumin.

SELINO

Që moti babai i mjekësisë, Hipokrati e ka preferuar selinon për të hedhur nga organizmi sasinë e tepërt të lëngjeve. Tashmë ekspertët në mjekësinë moderne kanë dëshmuar se përbërësit në selino kontribuojnë që të ketë efekt prej një diuretikut natyral.

PANXHARI

Panxhari është i pasur me kalium, e kaliumi është mineral që ndihmon në hedhjen jashtë të lëngjeve tepricë. Betanina, që panxharit ia jep ngjyrën panxharit, ndërlidhet me nivel të ulët të proteinës reaktive C, që ndikon edhe kundër inflamacioneve.

UBT

TRANGUJT

Trangujt përmbajnë squfur dhe silic që shtojnë urinimin duke nxitur veshkat në largim më të mirë të acideve të urinës. Plot me ujë dhe kalium, trangujt pakësojnë fryrjet dhe të ënjturat. Trangujt përdoren edhe për shërimin e qeskave të errëta të syve.

LAKRA

Më popullore është “supa nga lakra” që ka efektet diuretike të lakrës, bashkë me përmbajtjen e lartë të fibrave dhe ujit, që ndihmojnë në heqjen e kilogramëve shtesë. Romakët e vjetër e kanë përdorur lakrën edhe për shërimin e dhimbjeve të kokës pas pijes.

SHPARGUJT

Që nga kohërat e vjetra greke dhe romake, shpargujt njihen për përbërësit e vet diuretikë. Efektet prej diuretikut vijnë nga aminoacidi asparaginë që përdoret edhe për shërimin e të ënjturave, reumatizmit dhe mbajtjen e tepërt të ujit pra ciklit menstrual.