Mobi Casa

Kështu duhet të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme sipas Visar Ymerit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri konsideron se e duhur për Kosovën do të ishte formimi i një qeverie prej partive opozitare.

Siç thekson ai, “Kosovës i duhet stabilitet, bashkëpunim e zhvillim”.

“E duhur për Kosovën kish me qenë me u kriju një qeveri prej partive opozitare e cila i ka dy mandate kryesore, njëra është me rikuperu marrëdhëniet me miqtë dhe e dyta me u zotu se puna me Serbinë ka me përfundu si marrëveshje dhe zbatim. Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri e stabilitetit, bashkëpunimit, zhvillimit. Jo përplasjes, izolimit dhe varfërimit”, tha Ymeri në Paradoks.

ARKATANA

Ndërkaq, Ymeri e konsideron të nevojshme përfshirjen e opozitës që të zbehet “fenomeni Kurti”.

“Po shkojmë drejt theqafjes, veçanërisht në raport me subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Secila fushë e jetës në Kosovë e pëson për shkak të dialogut. Çmagjepsja e qytetarëve të Kosovës me fenomenin Kurti krahasur me vitin 2021 ka ra dukshëm. A ka mu përkthy kjo në përkrahje të ndonjë prej partive opozitare. Kjo pastaj është punë e tyre, kjo nuk ndodh automatikisht. Opozita duhet me u angazhu shumë. Opozita e ka shancën e artë. Kosova duhet pernime me marrë seriozisht orientimin e vet në një botë jashtëzakonisht të paparashikueshme”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.