Eko Higjiena

Këshilltarja e Kurtit godet Shqiprim Arifin: Beogradit dhe kryetarit të Preshevës i pengon Republika e Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, ka akuzuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, se nuk ka dhënë leje për shfaqjen e filmave shqip “I pabesi” dhe “Heshtja vret” në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë më 10 qershor kur ishte e planifikuar që ata të shfaqeshin.

Shfaqja e tyre ishte ndaluar nga autoritetet serbe dhe në po të njëjtën ditë ishin intervistuar nga policia producenti i filmave, Gani Veseli dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.

Për filmat e sponzorizuar nga Kosova, Sinani tha se Arifi nuk ia dha lejen për t’u shfaqur në Shtëpinë e Kulturës për shkak “të përplasjeve deri në fyerje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo paraqitje publike të kryetarit të Komunës”.

“Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sinani.

Postimi i plotë:

Gjykata e Lartë e Vranjës i ka dërguar ftesë për në seancë gjyqësore të caktuar të mbahet sot, producentit të filmave “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, Gani Veselit.

Më 10 qershor këto dy filma ishin planifikuar të shfaqeshin në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, por që me një vendim arbitrar të Prokurorisë dhe policisë në Bujanoc ishte ndaluar shfaqja e tyre.

Në të njëjtën ditë, edhe producenti i filmave, Gani Veseli edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili ishin marrë në pyetje nga policia.

Mobi Casa

Vlen të ju rikujtoj, që paraprakisht, shfaqja e këtyre filmave ishte planifikuar të bëhej në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Por, pa ndonjë arsye të bazuar, kryetari i Komunës së Preshevës kishte urdhëruar drejtorinë e Shtëpisë së Kulturës që mos të japë leje për shfaqjen e tyre.

Sigurisht opinioni tashmë e ka të qartë, se pushteti lokal në Preshevë deri te vendimi për moslejimin e shfaqjes së filmave kishte arritur për shkak të përplasjeve deri në fyerje ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës në çdo paraqitje publike të kryetarit të Komunës.

E pikërisht këtë, por dhe 77 projekte tjera, Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet Memorandumit të bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishte vendosur që t’i përkrahë financiarisht, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të artit, kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës.

Paradoksi më i madh qëndron në atë se sikur pushtetit qendror në Beograd, e edhe pushtetit lokal në Preshevë, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës iu përbën pengesë Qeveria e Republikës së Kosovës.

Le të mbetet në ndërgjegjen e pushtetit lokal, gjegjësisht kryetarit të Komunës së Preshevës, nëse i ka mbetur sado pak ndërgjegje, që në këtë linjë të jenë në të njejtin mentalitet me politikat shoviniste në Beograd.

Rastësisht apo jo, emrat e filmave dëshmojnë se sa është “I pabesë” pushteti në Beograd dhe se sa “Heshtja vret” kryetarit të Komunës së Preshevës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.