RCCOLA

Këshilltarit komunal Nexhat Rexhës i pushon mandati

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan -Kryesuesi i Kuvendit komunal Enver Mavriqi, para delegatëve të kuvendit tha se delegati i LDK-së,Nexhat Rexha, nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit, ngase i njëjti është zgjedhur drejtor në gjimnazin “ Ismail Qemali”, në Kamenicë.

Njëherit propozoi ndarjen e një mirënjohje nga ana e Kuvendit komunal. Mavriqi,e falënderoi delegatin Rexha për kontributin që e ka dhënë në kuvend si delegat, që ka bartë përgjegjësi dhe ka dhënë kontribut në krijimin e institucioneve tona komunale në vitet e pas luftës .

Uji Dea

Rexha dy mandate ishte edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nexhat Rexha, falënderoj të gjithë kolegët me të cilët ka punuar sa vite, dhe me të cilët tha se ka pasur dhe do të ketë bashkëpunim të mirë . “Postin që e kam marr në detyrën e drejtorit të gjimnazit është obligim dhe përgjegjësi .Konsideroj se me bashkëpunim e koordinim do ta avancojmë nivelin e këtij institucioni më të lartë arsimor në komunën tonë” është shprehur Rexha./rajonipress/