UBT

Këshilltari i PDK-së akuza të rënda për kreun e Artanës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Selatin Nuhiu këshilltar i PDK-së në Artanë thotë se unë si Këshilltar Komunal nga PDK ndër të tjera kam ngritur shqetësimet e mia rreth vazhdimit të bojkotit që po i bëhet tash e gjashtë muaj nga Kryetari i Komunës së Novobërdës dhe Ekzekutivi.

”Në vazhdimësi kam kërkuar nga Drejtoria e Financave pse nuk është sjell Raporti i Tremujorit të katërt të vitit 2018 i cili ka qenë obligativ të sillet në KPF. Po ashtu kam ngritur shqetësim pse nuk është sjell raporti i DAK për përfundimin e gjysëmvjetorit të parë 2018-2019 i cili ka qenë obligativ. Ky bojkot nga Kryetari i Komunës së Novobërdës dhe Ekzekutivi po ndikon në bllokimin e punës së KPF-se dhe Kuvendit Komunal” tha Nuhiu.

Mobi Casa

Nuhiu tha se nga takimi në KPF ka bërë thirrje që të lihen anash inatet personale dhe politike nga Kryetari i Komunës dhe Ekzekutivi, dhe t’i kthehen bashkëpunimit dhe obligimeve të marruara për të mirën e qytetarëve./rajonipress/