Fundamenti

Këshilltari i Besnik Bislimit Ragmi Mustafi e pranon humbjen në Bujanoc: Jam krenar, ky nuk është fundi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ragmi Mustafi, që mban pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik, Bislimi, e ka pranuar humbjen në Bujanoc.

Ai ka thënë se janë shumë krenarë për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë fushatës.

Mobi Casa

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Megjithatë, jam shumë krenarë për punën dhe përkushtimin që keni treguar gjatë gjithë fushatës. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi. Kontributi për idealet dhe aspiratat tona nuk mbaron. Faleminderit nga zemra për çdo përpjekje dhe mbështetje”, ka thënë Mustafi.

Përndryshe, nga e njëjta parti, Partia për Veprim Demokratik, Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës. /express