ARKATANA

Këshilltarët shqiptarë kërkojnë zgjidhje për problemet e grumbulluara

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Medvegjë – Kuvendi Komunal i Medvegjës në seancën e 17-të me shumicë votash ka votuar propozimin e Partisë për Veprim Demokratik për nxjerrjen e një konkludimi për dërgimin e një shkrese zyrtare me pyetje konkrete institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të shqiptarëve në komunën e Medvegjës.

Propozimin të cilin para këshilltarëve sqaroi zëvendës-kryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Beha njëherit kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Medvegjë vjen si rjedhojë e peticionit të qytetarëve që problemet e grumbulluara t’u adresohen institucioneve kompetente me qëllim të zgjidhjes së tyre. Pyetjet për të cilat kërkohet përgjigje konkrete nga organet kompetente janë:

FIDANISHTJA

Pse nuk mund të kalojë asgjë në vendkalimin me Kosovën në “Mutivodë” ndërsa qytetarët të cilët kalojnë kontrollohen sikurse të jenë kriminelë?
Me çfarë rregullore po fshihen nga evidenca qytetarët, dukuri kjo e njohur si “adresa fiktive”?
Kush po i vjedhë pyjet?
Kush i ka vjedhur orat elektrike nga shtëpitë shqiptare?
Pse shërbimi për lëshimin e dokumenteve pranë Stacionit policor në Medvegjë nuk ka të punësuar shqiptarë?
Pse nuk pranohen kandidatët shqiptarë në konkurset për polici?
Si është bërë ndarja e banesave për policët në Medvegjë?
Edhe kabineti i zëvendëskryetarit të komunës së Medvegjës në krye me Florim Sahitin fuqishëm mbështetë këtë propozim duke kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të problemeve. (redaksia mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.