Fundamenti

Këshilltaret komunale të Ranillugut mysafire në Prizren

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryesuesja e Grupit të grave delegate të Kuvendit të komunës së Ranillugut, Ana Naskoviq, ka theksuar në fund të vizitës se kanë pasur një pritje të përzemërt nga ana e nikoqireve në Prizren.

Projekti i USAID-it Iniciativa për komuna demokratike dhe efektive (DEMI) ka përkrahur Grupin e grave delegate të Kuvendit të komunës së Ranillugut në ndërtimin në vazhdim të kapaciteteve të tyre në përmirësim të situatës rreth çështjes së barazisë gjinore në komunë.

Mobi Casa

Në këtë kuptim, është realizuar vizita një ditore e shkëmbimit të përvojave me Komunën e Prizrenit, ku anëtaret e këtij grupi kanë pasur mundësin të arrijnë njohuri të reja nga përvoja e Prizrenit në hartimin e planit komunal të Veprimit mbi barazinë gjinore dhe në këmbimin e përvojave me organizatën joqeveritare “Ruka Ruci, Dora-orës,Hand2Hand”, siç janë përvojat e realizimit të projekteve të ndryshme.

Gjatë vizitës është biseduar mbi rolin e gruas mbi formulimin e kornizës së tanishme të politikës lokale për forcimin e gruas dhe barazinë gjinore. Kryesuesja e Grupit të grave delegate të Kuvendit të komunës së Ranillugut, Ana Naskoviq, ka theksuar në fund të vizitës se kanë pasur një pritje të përzemërt nga ana e nikoqireve në Prizren. “Kjo vizitë e këmbimit të përvojave ka interes të veçantë për mua personalisht dhe grupit të sapoformuar të grave delegat . Së bashku me delegatet në vizitë ka qenë edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës Vlladica Aritonoviq, i cili ka ofruar përkrahje të plotë këtij grupi të grave deputete” tha Naskoviq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.