ARKATANA

Këshilltarët e PDK-së: Luta të kërkojë falje publike ndaj akuzave të Qemajl Mustafës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Riad Rashiti (PDK) ka thënë se këto akuza janë shfrytëzuar politikisht për të dëmtuar PDK-në, prandaj është e nevojshme një kërkim falje.

Këshilltarët e PDK-së, e kanë lëshuar sallën e Kuvendit para se të fillonte shqyrtimi i pikave të ditës, pas insistimit që nënkryetari i Komunës, ose ndonjë përfaqësues tjetër komunalë, t`iu kërkojë falje në emër të kryetarit të Komunës, për, siç ka thënë Sahit Abazi, shef i grupit, etiketimeve që u janë bërë zyrtarëve të përfshirë në akuzën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndërkohë që shumica e pikave të saj, janë hedhur poshtë tashmë.

Duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës (PDK) për kërkim falje, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se drejtësia duhet të lejohet ta bëjë punën e saj pa ndërhyrje, duke shtuar se personalisht nuk ka përgjegjësi ndaj askujt dhe nuk e ndjen të nevojshme të kërkojë falje.

Eco Higjiena

Edhe Shpresa Kurteshi-Emini ka kërkuar të mos politizohet Kuvendi Komunal, sepse akuzat janë çështje të prokurorisë dhe gjyqësisë, ndërkaq Nevzad Rushiti (LDK) ka thënë se LDK-ja dhe as Lutfi Haziri nuk kanë nevojë të kërkojnë falje për të këqijat që kanë ndodhur në qeverisjen e kaluar e që kanë rezultuar me ngritjen e akuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë.

Riad Rashiti (PDK) ka thënë se këto akuza janë shfrytëzuar politikisht për të dëmtuar PDK-në, prandaj është e nevojshme një kërkim falje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.