GRANDEMALL

Këshilltarët e PDK-së flasin për ndërhyrjet e paligjshme të udhëheqjes komunale

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndërhyrjet e paligjshme të udhëheqjes komunale në prishjen e planeve rregulluese janë bërë rutinë e përhershme dhe sjellje injoruese, autoritare e arrogante ndaj opozitës dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi thuhet në reagimin e këshilltarëve komunal të degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i këshilltarëve komunal të PDK-së

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

Me këtë komunikatë duam t’ju informojmë se grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Gjilanit, sot me datë 19 Qershor 2020, përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (si autoritet për monitorimin e ligjshmërisë së vendimeve dhe akteve të kuvendeve dhe të kryetarëve të komunave), ka bërë kërkesë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit Komunal 01. Nr.016-41543 të datës 05.06.2020 e që ka të bëjë me ndërhyrjen e paligjshme në destinimin e parcelave 03872-0 dhe 03878-0 përmes (siç thuhet në vendim) REVIDIMIT TË PJESËRISHËM të planit rregullues urban në fuqi “Qendra – Zona 1”.

Këto parcela i takonin, zonës ku ishte e vendosur dikur KRM “Higjiena” (pas Muzeut të qytetit, e që me planifikimin në fuqi janë pjesë integrale e hapësirës së muzeut dhe e sheshit të qendrës mbi “Lumin Mirusha”).

Një kopje e kërkesës i është dërguar edhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) sepse ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin për trashëgiminë kulturore të RKS.
Ne, grupi i këshilltarëve të degës së PDK në Gjilan, me përkushtim e kemi përcjellur qasjen e gabuar shumëvjeçare të kryetarit Haziri dhe të kryesueses së KK te planifikimi hapësinor i qytetit por edhe te proceset tjera të komunës. Ndërhyrjet e paligjshme të udhëheqjes komunale në prishjen e planeve rregulluese janë bërë rutinë e përhershme dhe sjellje injoruese, autoritare e arrogante ndaj opozitës dhe shoqërisë së komunës në përgjithësi. Bëhet ridestinimi i hapësirave brenda planeve rregulluese në fuqi (meret hapësira për shkollë, për kopsht të fëmijëve, për lodra, për shesh, për gjelbrim… dhe u lihet në disponim ndërtimeve të larta) . Përveç kësaj, në vazhdimësi shkilen vijat ndërtimore të planeve rregulluese, revidohen kushtet e ndërtimit, jepen kushte dhe leje me tejkalime të normës ndërtimore etj. Krejtë kjo, bëhet me qëllim të joshjes së interesave të konjukturës pranë kryetarit duke i manipuluar e mashtruar investitorët të cilët, më së paku janë fajtorë në krejtë këtë marifet.

FITORJA

Revidimi i pjesshëm i planeve rregulluese në fuqi është konfirmuar disa herë i jashtëligjshëm nga MMPH. Këto konstatime të MMPH i kanë ardhur komunës përmes MAPL.

Komuna me kokëfortësi i ka injorue rekomandimet e MMPH për anulimin e këtyre vendimeve dhe kthimin te respektimi i planeve autentike të cilat, me ligjin për planifikimin hapësinor të Kosovës 04/L-174 nuk guxojnë të preken pa kalue 5 vite nga miratimi i tyre dhe nuk guxojnë të lëndohen me ndërhyrje të pjesërishme e tinzare (pa procedurë e pa diskutim të gjithanshëm profesional e publik për krejtë planin si tërësi).
Konstatojmë me keqardhje se me këtë rast, dhe në vazhdimësi, kryetari i komunës, bashkë me kryesuesen e kuvendit, kryesuesin e komitetit për urbanizëm e planifikim dhe me drejtorin e urbanizmit, kanë bërë shkelje sistematike të planifikimit rregullues urban e që është shkelje e ligjit për planifikim hapësinor dhe në rastin për të cilin po flasim sot, e kanë shkelur edhe ligjin për trashëgiminë kulturore të RKS.

Ligji për Trashëgiminë Kulturore 02/L-88 e mbron qartë hapësirën rreth objekteve të kualifikuara për mbrojtje. Objekti i Muzeut të qytetit që është i njohur si “Objekti i Kajmekamllakut”, ka kohë që është në listën e objekteve të mbrojtura.

Dispozitat e këtij ligji nuk lejojnë çfarëdo ndërhyrje ndërtimore në distancë më të vogël se 50m nga perimetri (vija e jashtme) e objektit andaj bazuar në krejt atë që u tha deri këtu, konstatojmë se vendimi i lartcekur është plotësisht i jashtëligjshëm.

Në vazhdim, grupi i këshilltarëve të PDK, është i angazhuar që të vazhdojë me zbardhjen e parregullsive dhe, në bashkëpunim me të gjitha grupet tjera në opozitë por edhe me secilin këshilltar në KK pa dallim, të kërkojë shpjegime e të bëjë denoncime në instancat administrative dhe penale të RKS.

Me punë të përhershme, të hapur e të sinqertë ndaj njëri tjetrit, jemi të sigurtë që ne, këshilltarët e kuvendit të komunës, udhëheqjen anarkike të komunës mund ta detyrojmë të sillet brenda normës ligjore dhe t`i respektojë detyrimet ligjore për transparencë të plotë e për demokraci thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.