Fundamenti

Këshilltar i qeverive të Kosovës që nga viti 1992: Formësimi i dialogut është bërë vetëm sipas interesave të Serbisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori Marc Weller që ka shërbyer si këshilltar i kohëpaskohshëm i qeverive të Kosovës që nga viti 1992 ka bërë një analizë të thellë rreth dialogut të Brukselit dhe ngecjet në të.

Kjo ekspertizë e Weller, i analizon arsyet e bllokimit aktual të negociatave të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Thotë se dialogu po udhëhiqet nga lehtësuesi aktual i BE-së në mënyrë tejet të pabalancuar, aq sa e rrezikon vazhdimin e procesit.“Duke e akomoduar refuzimin e Serbisë për ta nënshkruar Marrëveshjen Bazë të Brukselit të datës 27 shkurt 2023, procesi duket se fokusohet vetëm në çështjet që Republika e Serbisë do që të diskutohen dhe të cilat kërkojnë sakrifica vetëm nga Republika e Kosovës. I gjithë procesi, përfshirë edhe nismën gjermano-franceze për një marrëveshje bazë, duket se është transformuar në një makineri për t’i bërë trysni Kosovës që t’i pranojë kërkesat e Serbisë duke e injoruar plotësisht balancën e pretenduar të Marrëveshjes Bazë të Brukselit. Ky fakt bëhet edhe më i rëndë me humbjen e besimit te tehtësimi i BE-së dhe qasjen i saj të gabuar, të pabalancuar e ndonjëherë edhe joprofesional gjatë procesit”.

FITORJA

Sipas tij, formësimi i dialogut është bërë vetëm sipas interesave të Serbisë.“Me gjithë fokusin e qartë të dialogut dhe mandatin e PSBE-së, z. Lajçak, procesi i Brukselit kryesisht e ka injoruar këtë qëllim të përgjithshëm. Në vend të kësaj, ka pasur përpjekje për t’i ringjallur bisedimet dhe marrëveshjet teknike. Republika e Kosovës ka përsëritur disa herë se shumë, nëse jo shumica dërrmuese e këtyre marrëveshjeve, që janë më shumë se 20, nuk janë zbatuar nga Republika e Serbisë”, ka shkruar Weller.

Megjithatë, sipas tij në pajtim me interesat dhe kërkesat kyç të Republikës së Serbisë, dialogu është fokusuar në një temë të vetme kyç që i intereson Serbinë. Ky është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit nga 2013-a, dhe kjo vetëm sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKSHS) që propozohet në të.“Në fakt, kjo marrëveshje i përmban disa elemente që Serbia nuk i ka zbatuar. Në vend se të merret një pikëvështrim i balancuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në procesin e Brukselit, kërkesa që lidhet për AKSHS është lejuar të shndërrohet në temën të madhe që tash i dominon negociatat aktuale. Kështu, Lehtësuesi dhe përkrahësit e tij ndërkombëtarë i kanë kornizuar palët në një diçka që duket se është shndërruar në rebus të pazgjidhshëm”Weller thotë se në vend se të kërkojnë zgjidhjen e nyjës gordiane me propozime inovative në negociata, e gjithë vëmendja ndërkombëtare është fokusuar në detyrimin e Republikës së Kosovës që t’i pranojë disa kërkesa të veçanta në këtë pikë.“Një trysni e këtillë e njëanshme nuk besohet se mund ta impresionojë një qeveri që ka ardhur në pushtet me mandat të fuqishëm popullor për të mbrojtur sovranitetin dhe vetëvendosjen e Kosovës”./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.