ARKATANA

Këshillime të veçanta për prindërit shqiptarë në Kulm (AG)

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshillimorja për nëna dhe baballarë në qarkun Kulm (kantoni Aargau) ka nisur një projekt pilot këshillimesh për prindërit shqipfolës me ndërmjetësimin e një përkthyeseje.

Në qarkun Kulm është shënuar një rritje e ndjeshme e numirit të fëmijëve me prindër me prejardhje të huaj. Pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë ata të grupit shqipfolës.

Prindërit shqiptarë e shfrytëzojnë pak ofertën për nëna dhe baballarë që jepet vullnetarisht dhe pa pagesë. Shkaku kryesor për këtë mungesë është barriera gjuhësore, thonë në këshillimoren në fjalë.

Kjo është arsyeja që këshillimorja, në vitin 2013 e fillon një pilot projekt në mënyrë që kësaj popullate t`ia bëjë më të afërt ofertën për këshillim.

Nga janari do të fillojë të mbahet një këshillim i veçantë për shqiptarët, shkruan “Aargauer Zeitung”. Ai mundësohet me ndihmën e një përkthyeseje interkulturore me përvojë, e cia e flet në mënyrë perfekte si gjermanishten ashtu edhe shqipen dhe i njeh kulturat e të dy vendeve.

Uji Dea

Në pasditet kur do të mbahen këto këshillime, prindërit me foshnja dhe me fëmijë të vegjël kanë rastin të shtrojnë pyetje per tema nga më të ndryshmet si: ushqimi, gjidhënia, shprehitë e gjumit, lëvizja, përkujdesja për fëmijën e shëndoshë dhe atë të sëmurë, higjiena e dhëmbëve, zhvillimi, lojërat, stimulimi i mësimit të gjuhës, sporti, edukimi etj.

Këshillimorja për nëna dhe baballarë përcjell dhe mbështet prindërit që nga lindja e fëmijës deri në moshën për kopsht parashkollor.

Dita e parë e këtij pilot projekti është të enjten, më 17 janar nga ora 14 deri në orën 17. Terminet në vazhdim janë çdo të tretën të enjte të muajit dhe mbahen në selinë e këshillimores, në adresën Kirchenbreitestr. 47, Reinach.

Pjesëmarrja është pa pagesë.(albinfo)