United Hospital

Këshilli Kombëtar Shqiptar themelon Institutin për Kulturë Shqiptare në Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës Enkel Rexhepi , ka njoftuar se Këshilli ka miratuar themelimin e Institutit për Kulturë Shqiptare, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në fuqizimin e institucioneve kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakut.

Rexhepi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendimi është miratuar me 10 vota pro dhe asnjë kundër.

“Instituti do të ketë për mision ruajtjen, studimin, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe identitare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakut”, ka thënë Rexhepi.

UBT

Ai theksoi se bëhet fjalë për një arritje të rëndësishme institucionale, pasi për herë të parë po krijohet një mekanizëm i specializuar që do të punojë në mënyrë profesionale për dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare.

Rexhepi falënderoi këshilltarët që morën pjesë në seancë dhe mbështetën projektin, ndërsa bëri të ditur se pesë këshilltarë të APN-së munguan në seancë.

“Instituti për Kulturë Shqiptare është një investim për identitetin tonë, historinë tonë dhe brezat që do të vijnë. Ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe një dëshmi se me punë, përkushtim dhe vizion mund të ndërtojmë institucione të qëndrueshme në shërbim të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka thënë ai. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.