Hidromorava

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës vendos për 21 ankesa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të martën Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës mbajti mbledhjen e tij, në të cilën vendosi për 21 ankesa. KMShK nuk miratoi ankesën e Sali Kqikut kundër portalit Rajoni Press lidhur me artikullin “Sali Kqiku akuzohet për keqpërdorim të pozitës, asgjësoi dhe fshehu materialet arkivore”.

Bordi i KMShK-së miratoi pjesërisht ankesën e ASHINA-s kundër portalit Indeksonline lidhur me artikullin “Pas 10 viteve KFOR-i kthehet në aeroportin e Kosovës”.

Nuk u miratua as ankesa e Bislim Muçajt kundër gazetës Zëri lidhur me artikullin “Petrol – Koksi, rruga e naftës kancerogjene, drejt Kosovës”.

Ankesa e Andin Lokajt kundër portalit Infokusi lidhur me artikullin “Fisnik Ismaili zbulon kush e kishte rrahur Arbana Xharrën” miratohet.

Fundamenti

KMShK nuk miratoi ankesën e Agron Selimajt kundër gazetave online Insajderi dhe Telegrafi lidhur me artikullin “Hetime në AKI – dyshime për korrupsion, shantazh, përgjime të paligjshme, ushtrim ndikimi”.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe dy ankesat e Hajrulla Çekut kundër portalit Gazeta Monitor lidhur me dy artikujt “Mashtruesi i OJQ-ve Kosovare, zëvendësministër i Ramës”, si dhe “Zv ministri i Edi Ramës, Hajrulla Çeku që tentoi të destabilizonte Kosovën përmes një puqi”.

KMShK gjithashtu miratoi ankesat e Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot.
KMShK në këtë mbledhje pranoi portalin Radio Kontakt Plus si anëtar të Bordit të KMShK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.