Këshilli i fshatit Llashticë: Jemi të kënaqur me punën e Kompanisë “Kushtrimi”
Gjilan – Këshilli i fshatit Llashticë ka reaguar ndaj deklaratës së Ymer Ibishit dhënë në rajonipress i cili shfaqi pakënaqësi për punimet rreth projektit të kanalizimit. Këshilli i fshatit Llashticë mendon se kompania “Kushtrimi” ka punuar ashtu si duhet duke bërë edhe punë shtesë.
Për hir të opinionit publik po bëjmë këtë sqarim. “Kompania “Kushtrimi- M” është në përfundim të projektit shumë të rëndësishëm për fshatin tonë, rregullimi i kanalizimit.
Këshilli i fshatit në vazhdimësi e ka përcjellur punën e këtij operatori dhe vështirësitë që ka pasur në teren, e sidomos tek gypat e ujit me ramjet e lirë, të vendosur shumë vite më parë nga banorët tanë, ku në të njëjtin vend është dashur të hapet kanali për vendosje të gypave të kanalizimit.
Kjo kompani me mirëkuptim ka punuar edhe punë tjera shtesë varësisht terrenit. Arsyeja e shkresës e cila është botuar sot ka të bëjë me vendosjen e një pusete e cila nuk është më larg se 10 metra.
Ne si këshill jemi të kënaqur me punën që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë kjo kompani, dhe është e padrejtë të akuzohet kjo kompani në përfundim të këtij projekti.
Shpresojmë se opinioni publik do ta kuptojë se punët e kryera nga kjo kompani janë vlerësuar nga Këshilli dhe banorët e fshatit Llashticë./rajonipress/


