UBT

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për studentët e Universitetit të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ambientet e restorantit të Medresesë Alaudin në Gjilan Kryetari i KBI Naim Aliu ka shtruar iftar për Rininë Studentore të Universitetit Kadri Zeka në Gjilan.

Ky është iftari i dytë i radhës që KBI ka filluar që në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme për muajin e madhërishëm të Ramazanit të bëjë me stafin dhe administratën e KBi- së.

Fundamenti

Iftari që shtruam sonte është iftar shumë i veçantë ngase jemi takuar në një kohë ibadeti me ardhmërinë e Gjilanit, ngase rinia studentore është potenciali më me vlerë i qytetit tonë, tha kryetari i KBI Naim Aliu, ai shtoi se aktivitete të tilla do të kemi edhe gjatë ditëve në vijim deri në fund të muajit të Ramazanit./rajonipress/