Këshilli Evropian: Bllokada politike të zgjidhet urgjentisht
Këshilli Evropian, në raportin e tij ka thënë se bllokada aktuale politike në Kosovë duhet të zgjidhet urgjentisht.
Këshilli Evropian ka dënuar përdorimin e dhunës, në veçanti për qëllime politike dhe për pengimin e Kuvendit nga ana e partive opozitare dhe fton për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre akteve.
Këshilli Evropian bën thirrje për respektimin e sundimit të së drejtës dhe për vazhdimin e normalitetit në Kuvend, në përputhje me rregullat dhe procedurat relevante.
“Të gjitha palët e përfshira duhet të adrësojnë sfidat si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët përmes dialogut politik, dhe të angazhohen menjëherë për zbatimin e të gjitha aspekteve të agjendës së reformave evropiane të Kosovës”, shkruan në raportin e tij Këshilli Evropian.


