Uji Dea

Këshilli Drejtues i UP-së detyron profesorët t’i zëvendësojnë ditët e pushimit nga festat zyrtare

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Këshilli drejtues i UP-së po dyshohet që ka shkelur dy ligje pasi që të njëjtit, sipas një vendimi kanë detyruar profesorët e këtij institucioni që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës.

Në bazë të rregullores së Universitetit të Prishtinës, profesorët e këtij institucioni janë të detyruar që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës.

Rrjedhimisht, ky akt nënligjor është në kundërshtim me ligjin për festa zyrtare pasi që paragrafi 3.1 i këtij ligji, përcakton që “Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë”.

Kjo rregullore nuk është në harmoni as me Ligjin e punës, sipas të cilit, i punësuari ka të drejtë për kompensim në pagë gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet.Për këtë dekanati i Fakultetit Filozofik ka dërguar ankesë në Këshillin Drejtues të UP-së.

E pavarësisht kërkesës të njëjtit vetëm kishin kërkuar që akti nënligjor të respektohet.

FIDANISHTJA

Juristët specifikojnë mosharmonizimin e ligjeve bazë me aktin nënligjor në këtë rast të Këshillit Drejtues.

Asdren Bytyqi, avokat ka thënë për RTV Dukagjinin se kjo është në kundërshtim edhe me parimin e ligjshmërisë.

“Kjo është në kundërshtim edhe me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar në ligjin e procedurës të përgjithshme administrative sepse aktet administrative duhet të jenë gjithmonë në harmoni me aktet më të larta, me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi e në këtë rast ato nuk janë në harmoni dhe janë në dispërputhje dhe shkelje të qartë të kësaj dispozite”.

E përfaqësuesi i profesorëve nga SBASHK thotë se këtu preken edhe studentët.“Është shkelje ndaj punëtorëve të arsimit e pos tyre edhe studentëve pasi që ata ndonjëherë mjaftohen me nga një ligjëratë në ditë e lë më ti bëhen edhe më shumë brenda ditës”, ka deklaruar Jasharaj.

Në muajin në vazhdim dhe në maj, janë gjithsej 6 ditë pushimi, të cilat bien edhe në fundjavë, por bazuar në Ligj, pushohet në ditën e ardhshme të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.