Hidromorava

Këshilli drejtues i teatrit promovon punën dhe aktivitetet e saja

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Qemajl Mustafa, Veton Nevzati, Erzon Zymberi, Alban Shahiqi dhe Ali Demi të premten në një takime me mediet kanë folur për ballafaqimet, sfidat por edhe promovimin e aktivitetit që pritet të zhvillohet brenda teatrit të qytetit gjatë muajve vijues.

Këshilli Drejtues i Teatrit Profesionist të qytetit të Gjilanit (TPQGJ) në një takim me gazetarët këtë të premte ka shpalosur programin, dhe ka folur për aktivitetet që pritet të ndodhin gjatë muajve vijues në këtë institucion kulturor.

Erzon Zymberi kryetar i këtij këshilli tha se tashmë është duke u strukturuar ansambli artistik rezident i cili ka gjetur edhe përkrahje të madhe nga Qemajl Mustafa e Veton Nevzati.

Zymberi tha se fillimisht është propozuar që të ristrukturohet ansambli artistik duke pranuar 12 aktorë të rinj si pjesë e brendshme e teatrit. “Këta aktor të rinj fillimisht do të paguhen me një pagë bazë prej 170 eurove, bazë kjo e cila do të mund të rritej në 280 euro” tha ai.

Zymberi tha se teatri i qytetit pritet të fillojë me dy projekte artistike , shfaqje, komedi, premierat e të cilave do të jepen në muajt vijues. Zymberi tha se në kuadër të projekteve të tyre parashohin edhe organizime të ndryshme, debate, forume edhe nëpër shkollat e qytetit për të krijuar spektator të mirëfilltë dhe një repertoar të përgjegjshëm tha Zymberi.

UBT

Ndërkaq Qemajl Mustafa e ka vlerësuar lartë punën e këtij Këshilli dhe tha se përkundër që sektori i kulturës e në këtë rrafsh edhe sfera e teatrit ka pak subvencione megjithatë është bërë një punë e mirë.

Mustafa tha e vetëm për nevojat e teatrit këtë vit janë ndarë 100 mijë euro, edhe pse kjo shumë nuk është e kënaqshme, por aktorëve u mbetet që këto mjete t`i realizojnë-arsyetojnë me projektet e tyre.

Mustafa tha se teatri i Gjilanit është ndër teatrot më të mirë në Kosovë, edhe pse akoma i mungon kreativiteti. “Të paktën nga ky teatër dhe nga këta aktor duhet të realizohen tri shfaqje të mira, kuptohet edhe ndonjë shfaqje për fëmijë “.

Ali Demi drejtor i teatrit tha se do të startojnë me dy shfaqje –komedi duke llogaritur këtu edhe angazhimin e skenës alternative me gjeneratën e aktorëve të rinj.

Edhe Veton Nevzati drejtor për kulturë ka përkrahur aktivitetet e Këshillit dhe ka thënë se teatri tashmë po luan një rol të mirë dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë publikut gjilanas. /rajonipress/