UBT

Këshilli Drejtues i PDK-së përshkruhet me “tensione”

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Këshilli Drejtues i PDK-së i cili pritet të zgjedhë kryesinë e degës dhe më pas edhe kryetarin e PDK-së në Gjilan fillimisht është përshkruar me tensione e akuza.

Mbi 77 delegatë të Këshillit Drejtues të PDK-së në Gjilan janë mbledhur të mërkurën vonë pasdite për të zgjedhur kryesinë e degës së PDK-së prej 25 vetave dhe kjo kryesi pritet të zgjedhë edhe kryetarin e degës së PDK-së për Gjilan.

Në këtë takim merrte pjesë edhe Basri Musmurati koordinator për zgjedhje brenda PDK-së i cili tha se në PDK ka pasur prurje të reja dhe kualitet. Musmurati tha se mbi 60% e të ardhurve në PDK janë njerëz të rinj dhe kjo dëshmon se PDK është e hapur.

Musmurati tha se mbi 70 mijë njerëz janë kandiduar e votuar në procesin zgjedhor të PDK-së. Edhe Izmi Zeka ish kryetar i PDK-së tha se nga ky këshill drejtues duhet të dalim më të fortë.”Ne duhet ta ruajmë unitetin në PDK sepse kjo kryesi që do të zgjidhet edhe do të bartë përgjegjësinë për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Struktura e PDK-së është më e mira sesa e të gjitha partive tjera politike”.

Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit dhe njeriu më i votuari në radhët e PDK-së e ka akuzuar Izmi Zekën se atë dhe disa të tjerë e kanë ftuar me sms për mbledhjen e Këshillit Drejtues.”Mua më keni dergje vetëm sms për të ardhur në këtë takim gjë që nuk jam pajtuar sepse kam kërkuar nga Izmi Zeka që të takohemi paraprakisht dhe të diskutojmë për mbarëvajtjen e Këshillit Drejtues” tha Mustafa.

Situata është tensionuar brenda këshillit drejtues kur Basri Musmurati tha se nuk mund të hyjnë në Këshill Drejtues edhe 7 delegatë të tjerë të cilët kishin pikë të njëjta e të cilët ishin ftuar në mbledhje nga vet Izmi Zeka në cilësinë e delegatit. “Norma statutare nuk lejon që të hyjnë më shumë, ekziston vetëm një mundësi që këta 7 veta duhet të hedhin shortin” ishte i prerë Musmurati.

UBT

Në këtë pikë është pajtuar edhe Qemajl Mustafa i cili duke mos e injoruar punën e asnjërit prej delegatëve tha se statuti duhet të respektohet dhe të gjithë ata qënuk mund të hynë në Këshillin Drejtues do të inkorporohen në komisione e komitete tjera profesionale.

Sabedin Kadriu delegat e akuzojë Izmi Zekën se e ka ftuar mbledhjen pa e konsultuar asnjërin prej anëtarëve të kryesisë.”Problemi këtu është Izmi Zeka sepse asnjëherë nuk na ka ftuar që të merremi vesh” tha Kadriu.

I revoltuar Izmi Zeka tha se normat dhe statuti në PDK janë thyer në të gjitha nivelet dhe nuk bëhet nami që të futen edhe këta 7 delegatë.

Ishte reagimi i këtyre shtatë delegatëve që e detyrojë ish kryesinë që të tërhiqet dhe të vendos që të hyjnë të gjithë duke e aprovuar këtë numër me shumicë votash edhe vet Këshilli Drejtues.

Tani Këshilli Drejtues i cili ende po i vazhdon punimet i ka 77 delegat nga 71 sa i ka pasur më herët kurse në garë për kryesinë prej 25 vetave janë kandiduar 68 anëtarë të Këshilli Drejtues.

Brenda pak orësh pritet të dihen dhe rezultate e votimit për kryesinë e degës e cila pastaj e zgjedhë edhe kryetarin e degës së PDK-së./rajonipress/