UBT

Këshillat për të mundur të nxehtin e verës

/ 6 minuta lexim
KKVITI

I nxehti tipik i gushtit mbërriti dhe sidomos për ata që qëndrojnë në qytet bëhet e vështirë edhe vetëm frymëmarrja. Në mënyrë që të mos vuajmë shumë të nxehtin dhe lagështinë e ajrit, natyrisht bëhet shumë e rëndësishme një ushqimi i mirë dhe pirja e lëngjeve në sasi të konsiderueshme. Rreziku megjithatë është më i lartë tek të moshuarit, të cilët kanë tendencë të pijnë pak për shkak të zvogëlimit të ndjesisë së etjes dhe tek fëmijët, të cilët kanë një nevojë më të madhe për furnizim me ujë për shkak të zëvendësimit të lëngjeve të trupit, prezenca e të cilëve është rreth pesë herë më e madhe se sasia e tyre tek trupi i të rriturve.

Sa dhe çfarë lloj uji.

Natyrisht është e rëndësishme që të pini mjaftueshmërisht ujë, pasi duhet të dini se mjafton një humbje e përgjithshme me 2% të e ujit në trup ndaj peshës trupore për të patur një ndikim negativ në aftësitë mendore dhe fizike, që sjellin dhimbje koke, lodhje, vështirësi për tu përqëndruar. Sipas ekspertëve, këshillohet përdorimi i ujrave të pasura me bikarbonat alkalin (udhëzimet specifike i gjeni në etiketë), si dhe përmbajtje të mineraleve që shërbejnë për të plotësuar humbjet me anë të djersitjes.

Eshtë gjithashtu e rëndësishme të kontrolloni etiketën e “Fortësisë Totale” dhe të zgjidhni ujërat që kanë një fortësi 500-800 mg/L. Kini kujdes, edhe vetë mënyra në të cilën ju e pini ujin influencon: “Është e rëndësishme që të pini në gllënjka të vogla gjatë gjithë ditës dhe të siguroheni që uji të jetë i freskët dhe jo i ftohtë” rekomandojnë ekspertët. “Uji nën 4 gradë konsiderohet të jetë i ftohtë, dhe uji nga frigorifer gjithmonë duhet të mbahet për pak sekonda në gojë, i gazuar apo natyral është indiferent, në mënyrë për të shmangë rrezikun në stomak.”

Pijet e gazuara.

Për tu freskuar dhe rimarrë energjitë përdoren shumë shpesh pije energjike dhe të gazuara të cilat përmbajnë sasi të larta sheqeri, por kjo, siç shpjegjnë ekspertët, “është një gabim vetëm kur temperaturat janë të larta sa të kësaj periudhe. Në fakt këto produkte, përvec se kanë një përqendrim të lartë të sheqernave të thjeshta me absorbim të shpejtë siç është fruktoza, nëse konsumohet në sasi të tepërt mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin tonë, nuk kanë asnjë efekt freskues ose të shuarjes së etjes, siç tregohet në një studim të kohëve të fundit në revistën shkëncore “Advanced Nutrition”.

Abuzimi me këto produkte rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit, si dhe rrezikun e steatozës hepatike (sepse fruktoza metabolizohet kryesisht nga mëlçia) si dhe shfaqjes së gurëve në veshka për shkak se pijet e gazuara ndihmojë në rritjen sekretimit të kalcium dhe acidit urik. “Përkundrazi,” këshillojnë ekspertët, “drejtohuni tek mënyrat tradicionale të çajrave bimor të ftohtë të bëra në shtëpi si çaji jeshil, çaji pa përmbajtje teine, limonadat klasike ose ujë me mente. ”

Frutat.

Frutat e stinës së verës bëjnë gjithmonë mirë, sepse përveç efektit freskues janë të pasura me vitamina. Por është mirë që frutat të përzgjidhen në bazë të vetive që zotërojnë. “Për shembull, në rastin e diabetit, është e këshillueshme të konsumohen fruta me më pak sheqer të tilla si luleshtrydhe, pjeshkë, grejpfrut, muçmollë dhe në vecanti frutave të pyllit të tilla si mana, manaferra dhe boronica” sugjerojnë ekspertët. Këto të fundit, në fakt, përveç që kanë një përmbajtje të ulët sheqeri janë të pasura me vitamina A, B1, B2 dhe C, dhe gjithashtu janë të pasura në proanthocyanidins të “tipit A”, komponente bioaktivë që lidhen me parandalimin e infeksioneve të traktit urinar, siç konfirmohet nga një studim i publikuar kohët e fundit në revistën shkencore Kimia Analitike dhe Bioanalitike. “Për më tepër, së bashku me taninën ndihmojnë në qarkullimin e gjakut duke reduktuar përshkueshmërinë e kapilarëve dhe duke forcuar strukturën e tyre përmirësojnë elasticitetin, luftojnë shenjat e plakjes duke ruajtur elasticitetin e lëkurës”, thonë ekspertët. Sidomos lengu i boronicës ose një sallatë frutash pylli të freskëta janë një aleat i mirë për të mundur të nxehtin e verës dhe jo vetëm.

Dieta verore, sipas vakteve

Mobi Casa

Në mëngjes

Mund të përdoresh dhe tërshëre sa të duash me dhallë pa yndyre 2 luge vaj ulliri dhe 1 lugë çaji fara liri të bluar,që sheqeri të thithet ngadalë. Gjithashtu në mëngjes mund të hash arra gështenja të gjalla, fistike, fara pishe, bajame.

Në drekë

Mund të hash, mish qengji organik dhe pa dhjame, dele, lepur, pule deti, pak mish vici, (i dëmshëm mishi i pules. Mund të hash sardele, kërmij toke ose deti, midhje, rega, havjar, kallamar, peshk shpate,(jo çdo peshk të bën mirë). mund të hash rrallë djathë dhije, qumësht dhije, kos pa yndyrë dhije, të përdorësh vetëm vaj ulliri dhe vaj liri.

Në darkë

Thjerza jeshile, fasule soje, fasule të kuqe, bathë, fierza të kuqe dhe kafe. Mund të hash nga pak bukë thekre(jo me hile prej gruri]oriz të kuq), oriz të zi, oriz esmer, orizi të jetë integral i pa përpunuar si e bën natyra, krunde orizi, kur të marësh oriz merr përpara 1 lugë çaji me fara liri që të thithet ngadalë sheqeri, tërshëre me krunde, krunde orizi

Mbas dreke, ose ndërmjet vakteve

Mund të hash këto fruta: qershi, mollë jeshile, kivi, qitro, kumbulla jeshile, ananas,boronica të zeza dhe të kuqe, pjeshka, kajsi,manaferra të egra, nerenxa, ftua, mango, pak pjepër jeshil, dardha, gorricat, mjeder,një fetë të vogël shalqi, kanelle,

Sekretet e një metabolizmi të shkathët

Përtyp ngadalë, mundohu të bësh dy herë shëtitje(paradreke dhe mbasdreke), se atëherë muskuli e djeg pa nevojën e insulinës sheqerin. Me këto ushqime po ti përdorësh sheqer, rri i stabilizuar, por shqetësimet, ana emocjonale luajnë një rol të rëndësishëm dhe atëherë që ske marrë ushqim sheqeri ngrihet.