Këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionale
Kamenicë – Sipas të pranishmëve që morën pjesë në diskutime, u tha se këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura dhe kushtet elementare për punë dhe nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale.
Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – Network of Peace Movement (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga NOPM, më datën 24 Shkurt, 2017 ka organizuar takimin e tretë te radhës.
Pjesëmarrës kanë qenë përfaqësuesit e këshillave të bashkësive lokale të fshatrave të banuara nga komuniteti serb, Bosce dhe Ajnovc. Ky takim kishte për qëllim rritjen dhe angazhimin e anëtarëve të bashkësive lokale në identifikimin e nevojave dhe sfidave të komunitetit.
Takimi është mbajtur në Kamenicë për shkak se të dy fshatrat gjenden shumë larg njëra tjetrës, dhe se është parë e arsyeshme që të ftohen në Kamenicë.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin kryetarët dhe anëtaret e të dy bashkësive lokale. Të pranishmit janë njoftuar lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e bashkësive lokale si dhe është bërë identifikimi i nevojave të komunitetit apo bashkësive lokale.
Sipas të pranishmëve që morën pjesë në diskutime, u tha se këshillat e bashkësive lokale janë të formuara, po jo edhe aq funksionalë pasi që ju mungojnë infrastruktura dhe kushtet elementare për punë dhe nuk kanë komunikim të mirëfilltë me organet komunale.
Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetarët dhe shumica e anëtarëve të këshillave të bashkësive lokale, dhe përfaqësues të NOPM-së, me ç ‘rast u diskutuan edhe çështje dhe tema të ndryshme sa i përket projektit në përgjithësi./rajonipress/

