Uji Dea

Kësaj klase politike të inkriminuar i ka kaluar afati

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Ekspertë të fushës së politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se e tërë klasa politike është e inkriminuar në Kosovë dhe është fajtore që vendi ynë është shndërruar në një shtet të krimit të organizuar, ngase kemi dështime në çdo sektor, nuk kemi sundim të ligjit, nuk kemi zhvillim ekonomik dhe as arsim e shëndetësi të mirëfilltë.

Përveç kësaj, analistët thonë se kemi ajër super të ndotur, kemi dështime në politikën e jashtme, pasi që Kosova është lënë jashtë strategjisë së integrimeve evropiane. Në mesin e dështimeve ata përmendin mosformimin e ushtrisë, mungesën e liberalizimit të vizave, marrëdhëniet e ftohura me SHBA-në dhe BE-në, ndërkohë që Qeveria serbe në Beograd faktikisht po e kontrollon agjendën politike dhe zhvillimore në Kosovë, duke e bërë këtë përmes Listës Serbe. Ata thonë se diskutimi i fundit për ndotjen e ajrit u keqpërdor nga spektri politik, derisa e njëjta klasë politike që nga paslufta janë me ndërrime në pushtet, duke e shndërruar ndotjen e ajrit në një çështje politike dhe hesape tenderësh.

Mjekësi etiopiane

Analisti Ali Hertica theksoi për gazetën “Kosova Sot” se kapja e shtetit të Kosovës u bë nga politikanët tërësisht të inkriminuar për gjitha këto vite të pasluftës, të cilët e shndërruan Kosovën në një “oazë” të krimit të organizuar në të gjithë sektorët e shtetit dhe një lloj “Eldorado” të krimit të organizuar në çdo sektor.

Ai thotë se në asnjë institucion nuk funksionon si duhet ligji, prandaj nuk ka as një hap drejt zhvillimit ekonomik, kemi një arsim total të dobët dhe një mjekësi etiopiane dhe të llojit të Somalisë, pasi në QKUK nuk ka madje as shiringa për pacientë.”Pushtetarët nuk dinë mënyra të tjera pos të përfitojnë përmes rrugëve të pista dhe kanaleve të nëntokës, përmes grupeve oligarkike zhvatëse, por kjo është mënyrë që shkatërron ekonominë dhe humb imazhin e Kosovës si shtet ligjor dhe demokratik. Të gjitha këto politika ndikojnë në shkatërrimin e shtetit. Politikën e jashtme janë duke e udhëhequr njerëzit më injorantë të shtetit, të cilët madje nuk dinë edhe as të flasin mirë shqip, e lëre më që të menaxhojnë një politikë të nivelit evropian, sepse nga mosaftësia e këtyre politikëbërësve ne nuk jemi as për së afërmi në organizatat ndërkombëtare sikur që janë UNESCO dhe “Interpol”, por edhe në mosformimin e ushtrisë, ndaj e gjithë kjo gjendje e mjerë na del si rezultat i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe garniturës së tyre analfabete”, është shprehur ai.

Hertica ka theksuar se kjo politikë e tanishme e qeverisë ‘Haradinaj’ është një qeveri e punësimit, pa dhënë rezultat në 100-ditëshin e parë, ku premtoi liberalizim të vizave, por vetëm se i përkeqësoi raportet miqësore me aleatët e Kosovës, siç janë SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Kjo klasë e të inkriminuarve nuk ka se çka të kremtojë në 10-vjetorin e Pavarësisë, pasi shteti ka pasur degradim total. Këta politikanë e shndërruan shtetin në mafi së tipit të Al-Kapones, ku për të gjitha këto dukuri më negative të shoqërisë moderne haraçin po e paguan qytetari i pambrojtur nga askush”, është shprehur ai.

Burjani: Klasa e intelektualëve duhet të themelojë një lëvizje të re politike

Eksperti i fushës së drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Burjani, theksoi për “Kosova Sot” se kjo Qeveri duhet të bjerë sa më parë, duhet të hapet rruga për zhvillim tjetër, më normal dhe pa zhvatje, të buxhetit. Ai thotë se me këtë qeveri koti nuk ka asnjë zgjidhje, sepse ajo është kontërproduktive, me përjashtim të Ligjit për Komunën e Prishtinës. Ai thotë se qytetarët e kanë humbur besimin, por nuk po gjejnë një alternative tjetër, prandaj sugjeron që klasa e intelektualëve duhet të themelojë një lëvizje të re politike, më mirë vonë se kurrë. Përndryshe kjo klasë politike dhe kjo qeveri nuk e kanë ndërmend të zgjidhin problemin e Demarkacionit, as të liberalizimit të vizave, e as asgjë”, është shprehur ai.

FIDANISHTJA

Analisti politik Hidajet Ahmeti theksoi për “Kosova Sot” se, duke e parë gjendjen të cilën e ka sjellë klasa politike e inkriminuar, është imperativ i kohës që të arrihet një konsensus politik për Ligjin për dekriminalizimin e skenës politike kosovare, e njerëzve të inkriminuar, por edhe punësimi në pozita të larta të administratës publike të shtetit.”Shteti i Kosovës e veçanërisht klasa politike duhet të mendojë seriozisht për këtë nismë legjislative, nëse ka vullnetin dhe guximin për t’i çuar proceset e rëndësishme përpara”. Ai thotë se deri më tani nuk kanë dëshmuar një seriozitet dhe sinqeritet karshi proceseve shtetformuese dhe integruese, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në konsolidimin e shtetit.”Aty ku janë prekur interesat e ngushta politike, subjektet politike, veçanërisht pushtetet kanë heshtur dhe në mënyrë taktike kanë ikur prej përgjegjësisë”.

Ahmeti thotë se presioni i gjithë mekanizmave të shoqërisë, përfshirë mediat si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe shtetin e veçanërisht për shoqërinë kosovare, mund ta shkëpusë këtë mentalitet politik.”Përgjegjësisë qytetare e shtetërore nuk mund t’i ikë asnjë qytetar i rëndomtë i Republikës, e veçanërisht mekanizmat institucionalë shtetërorë dhe jashtë-institucionalë dhe tek atëherë kur secili ka dhe merr përgjegjësi për shtetin mund të ndërrohet kahja e mbrapsht e instaluar nga një komunitet i vogël njerëzish”, është shprehur ai. Sipas Ahmetit, në Kosovë duhet që të ndërtohet një kulturë e organizimit dhe aktivizimit qytetar, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e proceseve të rëndë- sishme në konsolidimin e shtetit.”Pa funksionalizmin e të gjithë mekanizmave, klasa politike udhëheqëse do ta ketë komoditetin e përhershëm në degradimin e të gjitha sferave shoqërore”.

Aliu: Klasa politike është fajtore për gjithçka

Analisti Bislim Aliu theksoi për “Kosova Sot” se lirisht mund të thuhet se e tërë klasa politike është fajtore, meqë tërësisht është e inkriminuar, duke e shndërruar këtë vend në një shtet të krimit të organizuar, sepse kemi dështime në çdo sektor, nuk ka sundim të ligjit, nuk kemi zhvillim ekonomik, as shëndetësi dhe as arsim të mirëfilltë, kemi ajër të ndotur.

Aliu theksoi se kemi dështime në politikën e jashtme dhe Kosova është lënë jashtë integrimeve evropiane, ende nuk e kemi formuar ushtrinë, nuk ka liberalizim të vizave, marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në janë në nivelin më të ulët”.

Sipas Aliut, Qeveria e Beogradit përherë po e kontrollon agjendën politike dhe zhvillimore në Kosovë, përmes Listës Serbe, në kohën kur Gjykata Speciale është para veprimit, e shumëçka tjetër që po ndodh në Kosovë.”Të gjitha këto parregullsi e kanë ngulfatur tërësisht Kosovën dhe ia kanë zënë frymën për të qenë një shtet normal dhe për të ecur përpara. Dhe, gjithë ky bllokim i tërësishëm tregon hapur se kësaj klasë politike, tejet e inkriminuar, pa asnjë dallim; si pozitë ashtu edhe opozitë, i ka kaluar afati, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin komunal. Andaj, kjo ngulfatje e tërësishme e shtetit, në të gjitha drejtimet, qytetarëve tërësisht iu ka humbur besimi në këtë klasë politike dhe, për këtë, as që po i gëzohen 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovë”, është shprehur analisti Bislim Ali për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.