Eko Higjiena

Kërkon falje ”me përulje”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja Linda Halimi, vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, i quajti shqiptarët “popull i çuditshëm”.
Pasi ky status u publikua, pati reagime përgjithësisht negative, mëqe komenti u cilësua si ofendues.

Duke i parë këto reagime, Linda ka shfrytëzuar të njejtën faqe për të dhënë shpjegimin e saj, duke shënuar:
“Sapo e kuptova që një status i imi e paska prekë gjithë nacionalitetin shqiptar, diçka definitivisht e pa qëllimtë!”.

Më tej ajo ka treguar arsyen e atij statusi: “Dëgjoni patriotët e mi: ndonëse s’kam dashtë me tregu publikisht qëllimin pse i kam shkru ato fjalë që i kam shkru, duke e lënë si diçka të parëndësishme, tani po e ndjej si obligim me tregu historinë qe fshihet pas atij statusi.

Gati një muaj rresht, disa psikopatë i bezdisin t’gjithë familjarët e mi me telefonata dhe kërcënime e fyerje të renda deri në momentin qe unë në kulmin e nervozes dhe bezdisjes shkrova fjalë të rënda e ofenduese (jashtë karakterit tim) ku gjeneralizova të gjithë shqiptarët”.

Uji Dea

Linda ka pranuar se ky ka qenë një gabim nga i cili do të mësoj, dhe ka shtuar:
“Kerkoj publikisht falje me shumë respekt e përulje për ofendimin e hidhur e të pamenduar që e kam bërë. Gjithashtu shpresoj të më kuptoni që kur familja- gjëja më e shtrenjtë është shënjestër, gjithçka bëhet e patolerueshme dhe të ka faj krejt bota, jo vetëm shqiptarët siç kam shkruar unë”.

“Fatkeqësisht ata psikopatë qëlluan shqipfolës dhe unë humba kontrollin ku i përmbledha të gjithë në një thes. Unë jam krenare e them publikisht që jam Kosovare-Shqiptare dhe këtë gjë se kam mohuar kurrë as se mohoj, mirëpo vjen një moment kur gjithçka bëhet e tepërt. Zgjedhjet që kam bërë në jetën time private, nuk e mohojnë krenarinë qe jam Shqiptare. Unë do të vazhdoj të promovoj talentin tim të vlerësuar nga bashkëkombësit e mi, edhe nëpër botë me shumë krenari dhe dinjitet ashtu siç dhe e kam dëshmuar në Kroaci duke kënduar SHQIP. ”

Ne fund ajo ka falenderuar ata që do t’i kushtojnë disa minuta për të lexuar reagimin e saj, duke e përmbyllur komentin me fjalët: “Ju dua”. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.