Mobi Casa

Kërkojnë punë për Jahjagën!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ata që e kanë sjellë Atifete Jahjagën në krye të shtetit, e kanë menduar edhe opsionin se çka do të bëhet me të pas përfundimit të detyrës së saj.

Menjëherë pas largimit të Jahjagës nga Presidenca e Kosovës, ndërkombëtarët janë në negociata që ta ngarkojnë atë me një detyrë të re në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSCE), me seli në Vjenë.

Uji Dea

Kështu kanë thënë burime ndërkombëtarë të gazetës Zëri. “Pas largimit nga posti i presidentit, Jahjaga me gjasë do të nisë punën e saj të re në OSBE në Vjenë. Kjo është duke u negociuar”, thotë ky burim, duke mos dhënë shumë detaje të tjera.