RCCOLA

Kërkojnë pronën që Shqipëria ia fali ambasadës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Familjet Mirakaj, Resuli dhe Ademi nga Tirana janë dëshpëruar nga refuzimi i vazhdueshëm i Qeverisë së Shqipërisë për kthimin e pronës së sajë të uzurpuar nga shteti.

Qeveria në Tiranë, pronën që këto familje pretendojnë që është e tyre ia ka falur Qeverisë së Kosovës. Objekti kontestues katërkatësh, Qeveria për më shumë se një vit e ka shndërruar në objekt të Ambasadës së Kosovës.

Pas ankesave të shumta në adresë të institucioneve shtetërore në Shqipëri e Kosovë, familjet kanë vendosur që ti fillojnë protestat para ambasadës së Kosovës në Tiranë. Këtë për “Kohën ditore” e ka pohuar njëri nga anëtarët e këtyre familjeve, Edvin Resuli.

Eco Higjiena

“Prona është e shenjët, ankesat tona kanë hasur në vesh të shurdhët dhe protesta në rrugë pikërisht para Ambasadës së Kosovës, do të jetë veprimi ynë i radhës. Do të protestojmë deri sa të na lirohet prona jonë”, tha Resuli.

Ai tha se që në vitin 2011 Gjykata e Rrethit në Tiranë ua ka kthyer pronën familjarëve, por këtë fakt nuk e kanë marrë parasysh institucionet në Shqipëri, as Kosovë.
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit, që e ka siguruar gazeta, thuhet se “Prona që Qeveria e Shqipërisë ia ka falur Kosovës për akomodimin e stafit diplomatik, u takon tri familjeve, jo shtetit”.

Ndërkohë sipas, zv. ministrit ë Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, kjo qeshje duhet të zgjidhet nga autoritete në Tiranë.