Eko Higjiena

Kërkojnë avancimin e të drejtave të grave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Grupi joformal i Grave Delegate të komunës së Ranillugut, është formuar para gjashtë muajve me përkrahje të projektit të USAID-DEMI, kurse qëllimi i formimit të këtij grupi ka qen avancimi i të drejtave të grave dhe angazhimi për pjesëmarrje aktive të grave në procesin e vendimmarrjes.

Në organizim të projektit të USAID-t-DEMI, në restorantin „ROYAL KING“ në Ropotovë të Madhe, është mbajtur takim pune me përfaqësuesit e projektit të USAID-t DEMI dhe anëtarëve Grupit joformal të Grave Delegate të komunës së Ranillugut.

Qëllimi i këtij takimi ka qen hartimi i planit të Veprimit të Grupit joformal të Grave Delegate. Janë paraqitur idetë, janë identifikuar problemet me të cilat ballafaqohen në komunën e Ranillugut, si dhe aktivitetet të cilat do të mundë të përfshihen në Planin e Veprimit i cili do të realizohej në periudhën e ardhshme. Gjithashtu u bisedua edhe mbi bashkëpunimin me grupet tjera të grave në regjion të cilat janë aktive, si dhe mbi aktivitetet të cilat do të zbatoheshin në nivel regjional ka thënë Ana Nasković kryetare e këtij forumi.

Mobi Casa

Ndryshe Grupi joformal i Grave Delegate të komunës së Ranillugut, është formuar para gjashtë muajve me përkrahje të projektit të USAID-DEMI, kurse qëllimi i formimit të këtij grupi ka qen avancimi i të drejtave të grave dhe angazhimi për pjesëmarrje aktive të grave në procesin e vendimmarrjes.

Së bashku me anëtaret e Grupit joformal të Grave Delegate në krye me kryetaren zonja Ana Nasković, në takim kanë qen prezent edhe kryesuesi i Kuvendit të komunës së Ranillugut Vladica Aritonović, si dhe zyrtari për barazi gjinore./rajonipress/

Mund të ju interesoj: