Mobi Casa

Kërkohet respektimi i masave kundër përhapës së virusit pandemik, paralajmërohet mbyllja e çerdhes publike në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, nën kryesimin e Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shqyrtuar sot gjendjen e pandemisë nga virusi COVID-19 në këtë komunë ku janë 27 raste aktive me këtë virus. Me këtë rast u bë me dije se nga 15 korriku do të mbyllet çerdhja publike “Gëzimi Ynë “ në Viti, kjo po bëhet me qëllimin më të mirë të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve por edhe të shëndetit publik të qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi tha se deri me tani janë 27 raste aktive me virus në këtë komunë si dhe kërkoj respektimin rigoroz të masave. “Ne duhet të respektojmë masat mbrojtëse kundër parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19. Prandaj kërkoj nga secili qytetarë vitias që të kenë kujdes të shtuar, të vendosin maska, të mbajnë distancën dhe higjienën personale vetëm kështu mund të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, u shpreh Haliti.

Ai tha se gjendja me këtë virus në këtë komunë është nën kontroll dhe se komuna e Vitisë po vazhdon me dezinfektime dhe klorifikime të hapësirave të ndryshme.

Hidromorava

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se pjesëtarët e policisë po bëjnë patrullime të vazhdueshme për tu kujdesur që po zbatohen masat anti COVID-19.

Ai theksoj se siguria në këtë komunë është e mirë por rreziku nga koronaviursi është gjithandej. “Gjendja e sigurisë në komunën tonë është e mirë por rreziku nga virusi pandemik është gjithandej. Prandaj kërkoj nga qytetarët tanë të jenë të disiplinuar dhe të respektojnë masat kundër këtij virusi. Nga nesër ne do të tërheqim vërejtjen qytetarëve të cilët nuk përdorin maska pasi që po rrezikojnë shëndetin publik “ u shpreh kapiteni Halili.

Ai shtoj se ata po kujdesën që edhe sektori i gastronomisë të respektoj vendimin që të mos punohet pas orës 21:00./rajonipress/