Hidromorava

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave që zhvilluan veprimtarinë e lojërave të fatit pa përfillur ndalesën nga ATK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarit A.D., F.B. dhe I.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Më 2 mars 2019, i dyshuari A.D., punëtor në bastoren ‘’Euro Loto’’, në Gjilan, duke zbatuar urdhrin e kundërligjshëm të menaxherit të tij, ka hequr dhe dëmtuar shiritët – shenjat zyrtare, të cilat ishin vendosur më 1 mars 2019, nga Administrata Tatimore e Kosovës, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë pa licencë, në atë mënyrë që pasi heq dryrin dhe dëmton shiritët zyrtar, hyn në lokal dhe zhvillon veprimtarinë e lojërave të fatit, pa përfillur ndalesën nga ATK-ja.

Ndërsa, të dyshuarit F.B. dhe I.G., njëri më 1 mars 2019, ndërsa tjetri me 2 mars 2019, në bastoren ‘’Eco Bet’’, në Gjilan, veprojnë në të njëjtën mënyrë, duke zbatuar urdhrin e kundërligjshëm të menaxherit të tyre.

Mobi Casa

Prokuroria, sot ndaj tyre ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh.

Të përfshirë në këtë rast janë edhe dy të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.