Hidromorava

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për kultivim dhe posedim të narkotikëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri S.J., më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhërkontrollit, nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit “Canabis Sativa”, me gjatësi prej 45 cm – 1.30m, në katër vazo të plastikës.

Hidromorava

Gjithashtu, tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike, e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 1.00gr., të cilat janë sekuestruar.

Me këto veprime i njëjti dyshohet të ketë kryer veprat e sipërshënuara penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.