GRANDEMALL

Kërkohet paraburgim ndaj gjinekologut, për ndërprerje të palejuar të shtatzënisë dhe moslajmërim të veprës penale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin Arsim Gashi nga Prishtina, në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet të ketë kryer veprat penale “Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Ndaj tij, sot nga prokurori i rastit është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari Arsim Gashi, më 15 Shkurt 2020, në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e tij në Prishtinë, në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur, nën moshën 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, ka ndërprerë shtatzëninë e të miturës, duke e dëmtuar rëndë shëndetin e saj.

Fundamenti

Gjithashtu, i dyshuari me rastin e kontrollimit mjekësor gjinekologjik të të miturës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhunimit, të cilën e ka zbuluar ushtrimit të detyrës së tij.

Gjithashtu, për këtë rast sipas kërkesës së prokurorisë dy persona gjenden nën masën e paraburgimit, pasi dyshohen se kanë dhunuar të miturën nën moshën 14 vjeçare, e cila më pas edhe ka abortuar. Po ashtu, në këtë rast është përfshirë edhe një mjek gjinekolog, i cili nuk kishte lajmëruar rastin atëherë kur e mitura ishte kontrolluar në ordinancën e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.