RCCOLA

Kërkohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në hapësirat publike

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Të brengosur për pasojat shkatërruese për shëndetin, shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin, të brengosur për rritjen e konsumimit dhe prodhimit të produkteve të duhanit në shkallë globale, e posaçërisht për shkallën e lartë të konsumimit të duhanit, Qendra për Zhvillim dhe Avokim e Kosovës (KADC) ka mbledhur afro 60 organizatat e shoqërisë civile nën një kauzë të përbashkët për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës që të miratojë nenet që ndalojnë qind për qind pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike.

Këto organizata kanë kërkuar të kufizohet shitja e produkteve të duhanit, duke përfshirë ndalimin e ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes, ashtu siç parashihet me nenin 9 në përgjithësi dhe nenin 9.2 në veçanti, ndalimin e reklamimin, sponsorimin dhe promovimin e produkteve të duhanit.

Mobi Casa

Këto nene, sipas tyre, sigurojnë mbrojtjen e politikave të kontrollit të duhanit nga interesat komerciale të industrisë së duhanit nëpërmjet kufizimit të ndërveprimeve mes Qeverisë dhe industrisë së duhanit.(koha)