ARKATANA

Kërkohet kryeministër konsensual

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lutfi Haziri i LDK-së, Enver Hoxhaj i PDK-së apo Blerim Shala i AAK-së mund ta përjetojnë të qenit kryeministër i Kosovës. Këtë mundësi e kanë edhe disa nënkryetarë të tjerë të këtyre subjekteve. Këta dhe disa emra të tjerë janë të përfolur si emra për kryeministër konsensual në një qeveri gjithëpërfshirëse dhe transitore që do ta nxirrte vendin nga kriza dhe do të mundësonte që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen në dimër por në një stinë më të ngrohtë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri e ka mbështetjen e një pjese të partisë së tij LDK dhe pranueshmërinë nga PDK-ja e Hashim Thaçit, por ka mungesë të mbështetjes ndërkombëtare.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar por i mungon ajo nga partitë politike. Një personalitet tjetër që ka mbështetje ndërkombëtare dhe pranueshmëri nga PDK-ja është nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, por ai nuk e ka mbështetjen e partisë së tij, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

GRANDEMALL

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nuk pritet që t`i rezistojë planit për një qeveri transitore, por të njëjtën nuk do ta bëjnë as liderët e LDK-së dhe AAK-së për shkak të limiteve të afërta kohore.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se qeveria transitore do ta miratonte buxhetin, do të kujdesej për kalimin e reformës kushtetuese që do të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale si dhe do të angazhohet në dialog me Serbinë për të arritur edhe tri marrëveshje jetike për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.