Kërkohet fond për efiçiencë të energjisë

Kosova qëndron ende larg objektivave për të arritur nivelin e kërkuar të efiçiencës së energjisë. Pjesa më e madhe e ndërtesave publike dhe sidomos atyre private nuk janë të izoluara dhe e lirojnë shumicën e energjisë.
Në shtetet e Bashkimit Evropian shteti ofron stimulime të ndryshme për qytetarët të cilët synojnë t’i rinovojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që ato të jenë më efiçiente, përkatësisht të humbin më pak energji.
E në Kosovë vetëm në tetor të vitit të kaluar është lansuar një projekt për energji efiçiente, i cili i stimulon qytetarët të marrin kredi për investimet në shtëpi që kanë për qëllim kursimin e energjisë.
Por, Rinora Gojani, nga Instituti INDEP, thotë se ky projekt nuk është i mjaftueshëm duke marrë parasysh gjendjen aktuale të ndërtesave në Kosovë dhe mungesën e vetëdijesimit për efiçiencë./Koha Ditore/