HW

Kërkohen masa të tjera kundër politikës së Serbisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Njohësit e çështjeve politike në vend po kërkojnë që Kosova t’i kundërpërgjigjet ofensivës së Serbisë me masa shtesë. Përveç taksës ata po kërkojnë që Kosova të përdorë edhe mjete të tjera diplomatike deri në ndaljen e sulmeve të Serbisë dhe arritjen e reciprocitetit të plotë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Serbia po vazhdon sulmet e saj ndaj shtetit të Kosovës. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së djeshme ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn për qasjen e tij kundër dialogut.

HW

Ai e ka fajësuar Haradinajn se përgjatë dy vjetëve të qeverisjes i ka shkatërruar të gjitha marrëveshjet Kosovë – Serbi. Madje Gjuriqi u shpreh se Serbia është e gatshme të arrijë marrëveshje me Kosovën nëse kjo u garanton serbëve në veri autonomi me standardet më të larta evropiane dhe botërore. Mirëpo një gjë e tillë është e papranueshme si për Qeverinë e Kosovës, ashtu edhe për opozitën, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Njohësit e çështjeve politike në vend theksojnë se Kosova duhet t’i ndalë këto sulme të Serbisë me mjete diplomatike dhe me masa tjera siç ka qenë edhe taksa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.