ARKATANA

Kërkesat e Presidentes: Të respektohet vendimi i Gjykatës, liderët të bëjnë propozime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja Atifete Jahjaga duket se është lodhur duke dëgjuar qëndrimet e njëjta të partive politike. Pas takimeve të ditës së enjte, Jahjaga ka kërkuar nga liderët që të bëjnë propozime për të tejkaluar ngërçin politike, por ka kërkuar që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë PDK’së për të nominuar kandidatin për Kryeparlamentar.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Zyrës së Presidentes pas takimeve me krerët e PDK’së dhe të Bllokut që sot janë realizuar veç e veç.

Presidentja Atifete Jahjaga takoi liderët e partive politike parlamentare Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, ka takuar sot në takime të veçanta, kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti si dhe kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj. E enjte, 02 tetor 2014

Fundamenti

Presidentja Jahjaga përsëriti qëndrimin për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për krijimin e institucioneve të vendit me qëllim të përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të vendit për institucione të qëndrueshme dhe për përshpejtimin e proceseve reformuese në vend e të integrimeve euroatlantike. Ajo tha se Kuvendi është institucion autonom dhe deputetët e liderët politikë, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së vendit, duhet të gjejnë mënyrat për të mundësuar krijimin e institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.