Fundamenti

Kërkesat e PDK-së për presidentin po shihen të pakuptimta nga njohësit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Që nga vendimi i fundit i Kushtetueses, një takim është mbajtur për të diskutuar rreth presidentit.

Ndonëse kryeministri Albin Kurti u takua një ditë më parë me të parin e LDK-së, një të tillë ende nuk e ka mbajtur me kreun e PDK-së.

Këta të fundit kanë paraqitur disa kushte.

“Duhet të përcaktohet Kurti se çfarë po don, ne i kemi bërë një kërkesë publike që kandidati për president duhet të jetë nga Partia Demokratike i propozuar dhe kjo është kërkesa dhe qëndrimi i PDK-së..Duhet të jetë në një pajtueshmëri edhe me Lëvizjen Vetëvendosjen për të bërë hapa pozitiv në këtë drejtim”, ka thënë për Teve1, deputeti i PDK-së Xhavit Haliti.

Uji Dea

Për analistin politik, Ardian Bytyqi, partitë politike pozitë e opozitë duhet të bashkëpunojnë.

Për të, kërkesat e PDK-së në drejtim të shefit të ekzekutivit janë pakuptimta.

Takimi i së hënës mes Kurtit dhe Abdixhikut përfundoi pa një marrëveshje, e as emra konkret për president.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 28 prilli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.