Eko Higjiena

Kërkesa të vogla gjatë tetorit për t’u vaksinuar kundër COVID-19, deri më tani mbi 700 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Normalizimi i situatës me pandeminë COVID-19, bëri që gjatë tetorit interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar të ishte më i ultë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë, ditë më parë përmes një njoftimi ku edhe bëri të ditur se plani pesë javor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar, dhe se tani e tutje qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

“Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla. Ekipet e vaksinimit ia kanë dalë t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim, gjatë pesë ditëve të punës, pa patur nevojë të punohet fundjavës”, thuhej në njoftimin e MSh-së, shkruan Telegrafi.

Deri më tani janë administruar 1 milion e 566 mijë e 251 doza ta vaksinës kundër COVID-19.

UBT

Sipas të dhënave nga MSh-ja, numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e parë është 841 mijë e 282, kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 724 mijë e 969 qytetarë.

Kujtojmë se dje në vendin tonë janë shënuar 13 raste të reja pozitive dhe ka qenë vetëm një rast i vdekjes.

Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i vaksinave kundër COVID-19, është i mjaftueshëm, duke u bërë thirrje qytetarëve të cilët duhet të vaksinohen, që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëve të punës brenda javës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.