Kërcënon prindërit, përfundon në pranga

Gjilan – E dyshuara B.M. e lindur më 1993, në shtëpinë e saj duke qenë shumë agresive, ka kanosur prindërit e sajë respektivisht viktimat M.M. dhe SH.M. duke ju thënë se “Kam me ju pre të gjithëve dhe kamë me ju kall”, njoftoj policia e Gjilanit.
Sipas policisë në një moment e dyshuara kishte marrë në dorë një karrige dhe kishte kanosur babain e sajë-invalid se do ta godas. E dyshuara është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe e njëjta me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orëshe dhe ndaj saj ushtrohet kallëzim penal për veprën penale “Kanosje” (dhunë familjare) kurse rasti i referohet Prokurorisë Themelore në Gjilan./rajonipress/