RCCOLA

Kërcënon Kadriu: Asnjë parti nuk mund të qeverisë pa AAK

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Rexhep Kadriu në një takim me mediet tha se Qemajl Mustafa po bënë lojë të dyfishtë në teren duke i mashtruar aktivistët dhe nëndegët e AAK-së se kemi arritur koalicion me PDK. Kadriu tha se as LDK e as PDK nuk mund të qeverisin në Gjilan pa AAK sepse AAK është partia e tretë në Asamblenë Komunale për nga fuqia.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, të enjten ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka sqaruar opinionin lidhur me qëndrimet e tij dhe të Aleancës, sa i përket koalicionit për balotazh në Gjilan, raporton rajonipress.

“Ne kemi kërkuar oferta me shkrim nga dy pretendentët për kryetar dhe deri tash kemi marrë ofertë nga Qemajl Mustafa, ndërsa jemi duke e pritur edhe ofertën e Lutfi Hazirit. Këto oferta do t`i shqyrtojmë në organet e partisë dhe shpejtë do të dalim me qëndrimin se a do të ketë koalicion para balotazhit apo do të shkojmë në opozitë”, ka thënë kryetari Kadriu.

Kadriu tha se Qemajl Mustafa po luan lojë të dyfishtë në teren sepse po i manipulon aktivistët dhe nëndegët e AAK-së. “Kjo nuk është e ndershme nga ana e tij sepse ne ende nuk kemi shqyrtuar ofertën seriozisht. Pasi të marrim edhe ofertën e LDK-së atëherë të dielën definitivisht do të vendosim se për cilën rrugë apo opsion jemi” tha Kadriu.

Fundamenti

Kadriu tha se AAK është parti serioze, është unike në qëndrime dhe do të punojmë e shkojmë kujdesshëm në këtë proces. “Interesi ynë është ai i qytetarëve, për tua bërë atyre një jetë më të mirë, sepse deri tani Qemajl Mustafa nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe pse i ka pasur shtatë vite në dispozicion”.

Kadriu tha se edhe pse po kërkon 8 drejtori nga PDK-ja , nuk ia ka gjetur ditën këtij subjekti politikë. “AAK ka parimet e veta sepse është subjekti i tretë në kuvendin e ardhshëm komunal dhe as PDK e as LDK nuk mund të qeverisin me Gjilanin pa AAK” tha ai

Kadriu tha se nëse preken parimet e Aleancës, atëherë AAK-ja në Gjilan do të mbesë në opozitë, por asnjëherë nuk do të shkojë mbrapa interesave të të tjerëve./rajonipress/