Kërcënon djalin e tij, policia gjatë bastisjes i konfiskon një pushkë gjuetie

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën – djalin e tij.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie dhe 53 copë fishekë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/