RCCOLA

Kërcënohet Rita Ora

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ahengjet e shumta në orët e hershme të mëngjesit duket se do t’i kushtojnë shtrenjtë këngëtares kosovare Rita Ora. Raportohet se ajo është paralajmëruar nga pronari i ndërtesës që do ta përjashtojë nga apartamenti nëse vazhdon t’i bëjë zhurmë fqinjëve të saj.

Rita e cila të martën mbush 23-vjet, është kërcënuar nga pronari i ndërtesës se do ta largojë nga apartamenti nëse vazhdon të lëshojë muzikën me zë të lartë në orët e hershme të mëngjesit.

Mobi Casa

“Rita është paralajmëruar edhe më parë për zhurmën e krijuar por ajo vazhdimisht i kishte injoruar fqinjët dhe ankesat e tyre. Tani pronari i ndërtesës po e kërcënon se do ta largojë nga apartamenti nëse vazhdon me këtë tempo të jetës”, ka deklaruar një burim.(Tribuna)