UBT

Kërcënohet me vrasje polici që zbuloi zhdukjen e provave për korrupsion në Qeveri

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Hetuesi Nysret Sahiti ka marrë kërcënime me vrasje si paralajmërim për të mos e denoncuar kolegen e tij, Valdete Gubetini, për “zhdukjen e dëshmive” në një rast korrupsioni në Qeverinë e Kosovës.

Gubetini kurrsesi nuk donte që për rastin e saj të dinin eprorët policorë, kurse Inspektorati Policor i Kosovës të dinte për dokumentet që kishte “harruar” në një kafe në Prishtinë e që ishin pjesë e dosjes së hetimeve për keqpërdorime me patentë shoferë në Ministrinë e Infrastrukturës.

Hetuesja që punon në drejtorinë kundër krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës është suspenduar javën e kaluar, nën dyshimin se është e përfshirë direkt në zhdukjen e provave për keqpërdorime në ministrinë që udhëhiqet nga Fehmi Mujota. Ajo ishte hetuesja kryesore dhe dyshohet se ka provuar të zhdukë dëshmitë. Ky rast, që ka të bëjë me dhënien e patentë shoferëve me para dhe pajisjen e shoferëve me këtë dokument pa iu nënshtruar asnjë provimi, konsiderohet si njëri prej rasteve më të mëdha të korrupsionit, që është hetuar nga Policia e Kosovës. Rasti tash ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Koha Ditore” ka marrë vesh se i gjithë ky skandal ka ndodhur javën e kaluar, kur hetuesit policorë kishin bërë gati dosjen për ta dorëzuar në Task Forcën kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale. Por para se të dorëzohej dosja në Prokurori, ajo ka shkuar në një kafene në rrugën “Rexhep Luci”.

Fundamenti

Sipas burimeve, Vlora Gubetini …aty është takuar me një person të interesuar për rastin, të cilit i ka raportuar për hetimet kundër zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës. Mirëpo kur është larguar nga lokali, hetuesja e policisë ka harruar një dëshmi të cilin e ka gjetur njëri prej kamerierëve. Burimet kanë thënë se ky kamerier, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, e ka njoftuar hetuesin Nysret Sahiti dhe i ka treguar se kolegia e tij, Valdete Gubetini, ka harruar një dokument.

Gjetja e këtij dokumenti i ka nxjerrë telashe të mëdha policit Nysret Sahiti. Presion i madh është ushtruar mbi të që të heshtë. Burimet kanë thënë se ai është kërcënuar edhe me jetë nëse zbulon këtë rast.

“Polici është kërcënuar dhe për këtë arsye eprori i tij, Emin Beqiri, i ka dhënë pushim. Eprori i ka thënë që të mos dalë në punë e po ashtu i kanë ofruar edhe mbrojtje derisa të zbardhet rasti”, ka thënë burimi i gazetës (“Koha”).