UBT

Kërcënohet me vdekje Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Doktor Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA, po përballet me kërcënime për jetën.

Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i kërkoi Shërbimit të Marshallëve amerikanë ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.

Mobi Casa

Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.

Kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë, nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëje.

Udhëzimi i mjekut që vendi “të mbyllet” në mënyrë që të mos përhapet virusi corona, nuk ka gjetur shumë mbështetje. /kp/Telegrafi/