Kërcënohet kryetari i “Vatrës”, Kushtrim Kadriu

Gjilan – Sot, pasi kishim ngritur shqetësimin e qytetarëve lidhur me mungesën e ujit në Gjilan, në adresën time elektronike mora një kërcënim për jetën time nga Hekuran Haziri. Unë rastin e paraqita në Policinë e Gjilanit, pres reagim serioz nga organet e rendit. Ky zotëri që më kërcënoi mua më tha se ne luginasit duhet të ikim nga kemi ardhur dhe duhet ta lëshojmë Gjilanin, kjo është një urrejtje patologjike dhe një ksenofobi e hapur të cilën kohëve të fundit edhe në publik po e shfaqin edhe vet zyrtarë e lartë të LDK-së veçanërisht nga Abdyl Aliu asambleist i LDK-së ka thënë Kushtrim Kadriu.
Ky kërcënuesi supozoj se është nxitur nga dikush brenda LDK-së Gjilanit sepse, përndryshe si është e mundur që një njeri normal të kultivoj një urrejtje të tillë patologjike ndaj një rajoni të caktuar.
Ia rikujtoj Lutfi Hazirit se unë Kushtrim Kadriu rrjedh nga familja Kadriu e cila ndaj Regjimit Serbo-Jugosllav me dekada ka rezistuar dhe ka dalur të ngadhënjyer, gjithashtu ngadhënjyem edhe mbi bashkëpunëtorët më elitar të UDB-së ka shkruar Kushtrim Kadriu./rajonipress/