UBT

Kërcënimi Isë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon me ngulm që Atifete Jahjaga ta respektojë marrëveshjen që e solli atë në Presidencë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për ta arritur këtë, burime të gazetës Express thonë se Isa Mustafa ka kërcënuar se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe ato zgjedhore, kur të shkojnë për miratim në Parlamentin e Kosovës.

Vetëm një ditë pasi që marrëveshja me të cilën parashihej largimi i Atifete Jahjagës nga Presidenca para përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, u shpall antikushtetuese nga gjykata më e lartë në vend, dy nga partnerët e marrëveshjes kanë filluar të thurin plane të reja për arritjen e qëllimeve të tyre.

Uji Dea

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në mungesë të fuqisë politike përballë vendimit të Kushtetueses, e ka ndërmend të përdorë forcën e tij në Kuvend për të arritur zbatimin e marrëveshjes së arritur ndërmjet tij, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, duke bojkotuar reformat kushtetuese dhe ato zgjedhore në Kuvend.

Krejt këtë plan, Lideri i LDK’së, sipas burimeve të Expressit, e ka zbardhur të shtunën mbrëma, në një darkë të organizuar në rezidencën e Pacollit në fshatin Hajvali, për nder të disa miqve aziatikë të liderit të AKR’së.

Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express…